Leonard Luzi porositi dy vrasje në Vlorë nga Spanja

Leonard Luzi porositi dy vrasje në Vlorë nga Spanja

52
0
Shares

Leonard Luzi, 47 vjeç, i dyshuar për organizimin e vrasjes së Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në gusht të vitit të kaluar, është ekstraduar sot nga Spanja me urdhër të GJKKO-së. Për Luzin, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa akuza, përfshirë “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasje,” “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal,” “Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal,” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve dhe municioneve shpërthyese.”

Sipas akuzës, më 8 gusht 2023, Luzi kishte planifikuar vrasjen e Matodashajt dhe Hajrullasë, në Vlorë përmes Amarildo Nikollit (i njohur edhe si Xhanej), Muharem Koroveshin (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj), dhe Erio Zejnon.

Ky krim u parandalua nga Policia, pasi Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjen, dhe iu sekuestrua një pistoletë me fishek në fole, e gatshme për përdorim.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY