Berisha: “Trump dhe Grenell nuk e kanë mbështetur projektin për ndarjen e...

Berisha: “Trump dhe Grenell nuk e kanë mbështetur projektin për ndarjen e Kosovës”

97
0
Shares

Në një bisedë në rrjete sociale kreu i PD, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta lidhur me projektin për ndarjen e Kosovës, duke theksuar se ai projekt nuk kishte mbështetjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe të dërguarit të tij, Riçard Grenell. “Pavarësisht nga zhurma dhe tymi që lëshohet, betimet dhe zotimet që bëjnë, mund të siguroj shqiptarët me përgjegjësi të plotë sa vijon: Së pari, projekti i ndarjes së Kosovës në mënyrë absolute nuk është mbështetur nga Donald Trump. Nuk është mbështetur nga Riçard Grenell,” tha Berisha. Ai shtoi se, “Ky projekt është mbështetur nga Xhon Bolton, i cili nuk e ka fshehur këtë, ka deklaruar se më sollën si një propozim të dakordësuar nga të gjitha palët.”

Berisha gjithashtu theksoi kundërshtimin nga një bashkëpunëtor i Trump pas deklaratës së Boltonit, duke u shprehur: “Një bashkëpunëtor i afërt i presidentit Donald Trump ka kundërshtuar në mënyrë kategorike deklaratën e Bolton. Dhe ai e ka bërë këtë me autorizimin e presidentit Trump.” Sipas tij, Trump ka një qasje pozitive ndaj çështjes së Kosovës, duke shtuar se “është një fat i madh sepse këta që ishin, këta e njihnin, por nuk zgjidhën gjë se u morën me projektet e Xhorxh Sorosit… se faktikisht mbështetën Edi Ramën, që u shndërrua në një faktor negativ të progresit të dialogut Prishtinë-Beograd.”

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi edhe marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Avdulla Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke e krahasuar me Marrëveshjen Abraham: “Donald Trump ka një trashëgimi tjetër shumë pozitive dhe kjo trashëgimi është marrëveshja që u firmos në zyrën e tij nga kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç. Kjo marrëveshje ishte një ngjashmëri me Marrëveshjen Abraham… për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.”

Berisha theksoi gjithashtu se, nëse marrëveshja e Trump do të ishte zbatuar, rajoni do të ishte ndryshe: “Ajo marrëveshje parashikonte 12 miliardë dollarë investime në hapësirën Serbi, Kosovë, Shqipëri… Ndërtohej porti më i thellë në rajon. Ndërtohej hekurudha më e mirë që e lidhte me Prishtinën dhe Nishin.” Ai përfundoi duke e cilësuar rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë si “një ogur i mirë për shqiptarët,” duke shtuar se “fuqia vendimmarrëse e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë një marrëveshje shumë të mirë, ekonomike fillimisht, për t’i çelur rrugë më pas marrëveshjes politike.” a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY