Mashtroi dhe përvetësoi 42 euro, arrestohet në Sarandë 27 vjeçari

Mashtroi dhe përvetësoi 42 euro, arrestohet në Sarandë 27 vjeçari

60
0
Shares

Përvetësoi 42000 euro, nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 27-vjeçari.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryera për 4 muaj, policët në Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

“Si rezultat i tij, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u kap dhe u ndalua shtetasi A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase”, njoftoi policia e Sarandës.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY