VIDEO/ Katastrofë mjedisore në Elbasan! Sula akuzon për ndotje të qëllimshme të...

VIDEO/ Katastrofë mjedisore në Elbasan! Sula akuzon për ndotje të qëllimshme të qytetit

39
0
Shares

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka ngritur alarmin për ndotjen e rëndë në Elbasan, duke e quajtur situatën një “katastrofë mjedisore”. Sipas tij, në malin e mbeturinave është vënë sërish zjarr, duke shkaktuar një tym toksik që ndot të gjithë zonën përreth.

Përmes një postimi në Facebook ai e ka cilësuar si kriminal faktin që qytetarëve u merren para nga taksat për të financuar inceneratorin prej 33 milionë eurosh, i cili në vend që të ndihmojë, sipas tij, vetëm e përkeqëson situatën me djegien e mbeturinave dy herë në vit. Sula thotë se këto veprime janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve dhe për mjedisin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet nga vendet e BE-së, me qëllim për ta shitur. Po punohet për kapjen e e 35-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. S., pasi për të ka kallëzuar shtetasja D. R., se më datë 06.11.2024, shtetasja L. S., mësuese në një shkollë 9-vjeçare, dyshohet se ka goditur me shpullë, djalin e saj 10 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Rr., 44 vjeç, ka kanosur me fjalë, në rrugë, një 68-vjeçar, për motive të dobëta.

-Më datë 08.11.2024, ka kallëzuar shtetasi B. K., 43 vjeç, se në banesën e tij në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se i kanë vjedhur disa bizhu, në momentin që në banesë nuk ka patur njeri. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq policia e Elbasanit thotë se pas njoftimit për zjarr në mbetje kanë ndërhyrë zjarrfikëset për shuarje duke konstatuar edhe shkakun e zjarrit nga vetë mbetjet.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit”, njoftoi policia e Elbasanit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...