Agron Shehaj kërkon hetim ndërkombëtar për mbetjet

Agron Shehaj kërkon hetim ndërkombëtar për mbetjet

50
0
Shares

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur shqetësim të madh për rolin e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mjedisit në çështjen e trafikimit të mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit. Shehaj e konsideron të pabesueshme që këto institucione, të cilat sipas tij kanë dështuar në parandalimin e këtij trafiku, do rë kryejnë hetimin e çështjes.

“Ministria e Brendshme dhe ajo e Mjedisit, në rastin më të mirë, nuk kanë arritur të parandalojnë trafikimin e mbetjeve toksike nga porti i Durrësit. Në rastin më të keq, janë vetë të përfshira në këtë trafik,” u shpreh Shehaj. “Është e pakuptueshme që ata që janë nën dyshime të kryejnë edhe hetimet.”

Ai bën thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi çështjen, duke theksuar rrezikun që këto mbetje mund të groposen fshehurazi në Shqipëri. “Një hetim ndërkombëtar është thelbësor për të zbardhur këtë aferë dhe për të identifikuar natyrën e mbetjeve toksike në këto kontenierë. Duhet të gjejmë mënyrën më të sigurt për asgjësimin e tyre. Nuk mund të lejojmë që kjo çështje të mos hetohet dhe shëndeti i qytetarëve të vihet në rrezik,” përfundoi Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY