AFP dhe ANSA, shkrime mbi ‘anijen toksike’ në brigjet e Durrësit. Ngarkesa...

AFP dhe ANSA, shkrime mbi ‘anijen toksike’ në brigjet e Durrësit. Ngarkesa transportohet në Porto Romano

45
0
Shares

Anija ‘toksike’ u shkarkua sot dhe mbetjet u transporruan për më Porto Romano ndërsa ngjarja me mbetjet ka marrë vëmëndje nga media të mëdha ndërkombëtare.

Anija e mbushur me mbetje toksike është lënë në radë për 10 ditë shkruan sot agjencia italiane e lajmeveAnsa.it e cila i ka kushtuar një artikull anijes me mbetje toksike që nisi të shkarkohet sot në Durrës.

Në artikull thuhet se anija (Moliva) që transportonte qindra ton mbetje industriale ndoshta toksike, mbeti në harresë në ujërat pranë portit shqiptar të Durrësit, disa muaj pasi anija u nis për të asgjësuar materialin në Tajlandë.

Anija e kontejnerëve Moliva me flamur turk, që besohet se mbante rreth njëqind kontejnerë të mbushur me mbetje të dyshimta, ka marrë vëmëndjen edhe të agjencisë së lajmeve franceze, AFP. Anija mbërriti në ujërat pranë Durrësit javën e kaluar dhe se ende vijon të qëndrojë e ngarkuar në port.

“Autoritetet portuale të Durrësit dhe institucionet e tjera po bashkëpunojnë për të siguruar ruajtjen e kontejnerëve në një vend të sigurt ekologjikisht dhe fizikisht”, tha për AFP Elitjona Doko, një zëdhënëse e Portit të Durrësit.

Në mungesë të hapësirës së përshtatshme për të ruajtur ngarkesën potencialisht toksike në bord, autoritetet portuale kanë përjashtuar lejimin e ankorimit të anijes.

“Anija Moliva është e detyruar të qëndrojë e ankoruar në portin e portit, nën vëzhgimin e policisë, deri në përfundimin e procedimeve ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit.

Ngarkesa u largua nga Shqipëria në fillim të korrikut dhe sipas dokumenteve të autoriteteve doganore shqiptare në atë kohë, ajo mbante mbetje industriale, konkretisht “oksid hekuri”, eksporti i të cilave është i autorizuar.

Pas më shumë se 10 ditësh mëngjesin e së premtes nisi shkarkimi i ngarkesës me 102 kontejnerë për t’u zhvendosur në drejtim të Porto Romanos dhe do të menaxhohet nga Agjencia e Menaxhimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Ndërkohë në Tiranë u rindez në komisionet e Kuvendit debate për këtë çështje që që u bë kryelajm gjatë gushtit me pikasjen e anijes së nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës nga rrjeti i Aksionit të Bazelit.

I klasifikuar si mbetje toksike, ky pluhur duhet të ruhet dhe transportohet në kushte shumë strikte. E refuzuar përfundimisht nga Tajlanda, dërgesa u kthye në Shqipëri pas disa muajsh në det, me ndalesa në Spanjë, Portugali, Itali dhe Turqi.

Dërgesa e mbetjeve industriale nga vendet perëndimore për t’u përpunuar diku tjetër në vendet në zhvillim është një biznes global që vlerësohet të jetë me vlerë midis 44 miliardë dhe 70 miliardë euro (48 miliardë deri në 77 miliardë dollarë) në vit, sipas OJQ-ve mjedisore. (ANSA-AFP). a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY