“Buxheti për rritjen e pensioneve sa paratë që Rama po i paguan...

“Buxheti për rritjen e pensioneve sa paratë që Rama po i paguan Bechetit”

48
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë akuza të ashpra ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e buxhetit të shtetit. Sipas tij, qeveria nuk përdor fondet për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, por për të pasuruar vetveten dhe klientelën e saj.

Noka theksoi se pavarësisht buxheteve të larta të shpallura çdo vit, varfëria është rritur dhe shumë shqiptarë janë në prag të mbijetesës. “Qeveria thotë se kemi buxhetin më të madh në histori, por një e treta e qytetarëve janë të kërcënuar nga varfëria. Ndërkohë, qeveria vazhdon të flasë për ‘suksese’, kur në të vërtetë konsumatori shqiptar e ndjen çdo ditë të vështirë të mbijetojë,” u shpreh Noka.

Ai përmendi statistika shqetësuese për varfërinë dhe kequshqyerjen. Sipas të dhënave të Eurostat, 46% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa 47% e fëmijëve shqiptarë janë të kequshqyer, sipas UNICEF. “Si mundet që një pjesë e madhe e shoqërisë nuk ka akses në të ardhura të mjaftueshme, ndërkohë që qeveria pretendon rritje ekonomike?” pyeti ai.

Në deklaratën e tij, Noka përmendi rastin e dëmshpërblimit të Francesco Becchettit, që mund të arrijë deri në 300 milionë euro pas disa vitesh ndërsa tani është 130 milionë euro, shumë afër 170 milionë euro që duhen për rritjen e pensioneve. Këto fonde, sipas tij, mund të përdoreshin për rritjen e pensioneve. “Një vendim për mbylljen e një televizioni po i kushton shqiptarëve të njëjtën shumë që do të duhej për të rritur pensionet me 10% për dhjetë vite me radhë,” tha ai.

Flamur Noka përmendi gjithashtu çështjet e inceneratorëve dhe koncesioneve në shëndetësi, që sipas tij, janë pjesë e skemave të korrupsionit të qeverisë. Ai akuzoi Ramën për menaxhim të dobët të shëndetësisë, ku pacientët shpesh duhet të blejnë vetë ilaçet. Noka përfundoi duke kërkuar që fondet publike të drejtohen për mirëqenien e qytetarëve dhe jo për përfitimet e klientelës së qeverisë.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY