Noka: Sot kemi ardhur në Kuvend t’ju çjerrim maskën! Mosbindja civile nuk...

Noka: Sot kemi ardhur në Kuvend t’ju çjerrim maskën! Mosbindja civile nuk do të ndalet

27
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha sot në Kuvend se opozita ka ardhur në Kuvend t’ju çjerrë maskën! Mosbindja civile nuk do të ndalet, tha ai.

“Nuk pranoj asnjë këshillë nga hajdutët.
Teksa dëgjojmë çfarë flasin rilindësit këtu, bindesh që ka vetëm një rrugë për t’u marrë vesh me ju, vetëm mosbindja civile për t’u kërryer si sekti më i ndyrë i njerëzimit që ka shkelur në trojet shqiptare, sekti i rilibdjes.
Dëgjojmë se flasin me gjuhë bolshevike dhe shfryjnë mllef kundër opozitës edhe sot këtu.
Nuk po flas për atë zonjën atje, që ka marrë rolin e Nafijes te filmi ‘Gjuetia e fundit’.
Silloja përcaktonte politikat, kurse Nafija zbatonte urdhrat, nuk kishte as të drejtë të mendonte.
Kjo është katandisja ku e keni çuar Kuvendin.
Sot nuk kemi ardhur për ju, se nuk mund të ndodhë ne të ulemi me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar, me ata që kanë shpopulluar Shqipërinë.
Jo, ne sot kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e popullit opozitar për t’u shprehur për atë buxhet që e keni vjedhur.
Ne kemi ardhur sot t’u çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, por e keni trajtuar opozitën si armike.
Çfarë po bën kjo Nafija këtu? Sa u ul në atë karrige, akti i parë që bëri është shpallja e luftës ndaj opozitës”, tha Noka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY