SPAK ka vendosur të mos fillojë hetimet pas referimit të Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit.Ngjarja në fjalë u regjistrua më 30 shtator ndërsa nga ana e policisë u mblodhen prova ku u vëndos që kallzimi të dërgohet në SPAK.
Prokuroria e posacme pas marrjës së këtij kallzimi vendosi ta regjistroje me datëm 18 Tetor.
Pas verifikimeve që SPAK arriti në përfundimin që ska veper penale duke vendosur mos fillim më datën 1 Nëntor.
Në atë kohë specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të deputetëve:
1 – Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
2- Gazment Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
3- Bledion Nallbati 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
4- Dhurata Çupi, 51 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
5- Flamur Hoxha, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
6 – Xhelal Mziu, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
7- Lefter Gështënja., 52 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
8- Agron Gjekmarkaj, 50 vjec për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
9- Ina Zhupa, 37 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
10 – Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
11 – Dashnor Sula, 59 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës”
12 – Luan Baçi, 61 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës’
13 – Lodovik Hasani, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
14 – Asllan Dogjani, 57 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
15 – Helidon Bushati, 51 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
16 – Erisa Xhixho, 39 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
17 -Sorina Koti 40 vjeçe, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
18 – Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
19- Edmond Spaho, 66 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
20 – Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
21- Vangjel Dule, 56 vjeç, për veprën penale Shkatërrimi i pronës
22- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe; për veprën penale Shkatërrimi i pronës
23 -Isuf Çelaj, 60 vjeç – për veprën penale Shkatërrimi i pronës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/