Gjykata Administrative rrëzon vendimin e Spiropalit për përjashtimin e opozitës nga Kuvendi

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e Spiropalit për përjashtimin e opozitës nga Kuvendi

66
0
Shares

Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për përjashtimin nga Kuvendi të opozitës.

Vendimi i Spiropalit ishte ne shkelje te kushtetutes dhe rregullores se Kuvendit. Vendimi u dha me ekzekutim te perkohshem, pra aplikohet menjehere.

Gjyqtarja qe pranoi padine është Aferdita Caco.

Padia është bërë nga deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramandan Likaj, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho, Edi Paloka, përfaqësuar në gjykim nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Av. Marash Logu.

I paditur ishte ​Kuvendi i Shqipërisë dhe objekt shfuqizimi i vendimit nr. 59, datë02.10.2024, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrje mase disiplinore”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY