PD do të përfshihet në debatet në Parlament për buxhetin, Bardhi: Nuk...

PD do të përfshihet në debatet në Parlament për buxhetin, Bardhi: Nuk do lëmë terren për buxhetin e oligarkëve

34
0
Shares

Grupi Parlamentari i PD ka marrë vendimin sot gjatë një takimi në selinë e PD, që të përfshihet në diskutimet për projektbuxhetin 2025.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se aksioni opozitar megjithatë do të vazhdojë.

“Më shumë vidhen sesa investohen pa patur në vëmendje pensionistët, fermerët dhe bizneset. Grupi parlamentar do jetë i angazhuar në një përballje intensive me mazhoracën gjatë gjithë procesit të diskutimit të pr buxhetit 2025”, u shpreh Bardhi për gazetarët.

I pyetur se pse u mor ky vendim, kur situata eshte njesoj si vitin e kaluar, Bardhi tha: “Vitin e kaluar sic ju jeni dëshmitarë ne kishim shpallur vendimmarrje që nuk do ketë normalitet  pa u plotësuar kushtet që ne kishim shpallur. Në rastin konkret aksioni i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë. Por shtuar kësaj deputetët do të përmbushin përgjegjësitë e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Prandaj dhe qëndrimi publik në raport me Kuvendin do të vendosim rast pas rasti. Kush ka menduar që opozita do të lërë terren Edi Ramës që të kalojë buxhetin e oligarkëve dhe jo të qytetarëve e ka gabim. Ne do jemi aty për të mbrojtur qytetarët”, u shpreh Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY