Benet Beci nën hetim nga SPAK për korrupsion, flet për gazetarët në...

Benet Beci nën hetim nga SPAK për korrupsion, flet për gazetarët në Shkodër

125
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka folur sot në lidhje me nisjen ehetimeve ndaj tij nag ana e SPAK.

Më herë ai u paraqit në Prokurorinë e Posacme ku dha shpjegime në lidhje me një akuzë ngritur ndaj tij për shkak të detyrave të mëparshme që ai ka pasur.

Marrja në hetim i është komunikuar nga prokuroria avokatit të Becit të hënën ndërsa akuzat lidhen me shpërdorim detyre dhe korrupsion.

“Ne vazhdojmë punën. Sigurisht jam paraqitur dhe kam dhënë shpjegime, normalisht. Kush do të merret me llafe, le të merret me llafe. Mendojmë që kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët. Dhe Shkodra nuk ka të ndaluar në këtë zhvillim që ka marrë”, tha Beci ndëra po inspektonte punën për ndërtimin e një kolektori në Shkodër.

Ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme pas kallëzimit të bërë nga ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia për punën e Becit në një kohë kur nuk ishte kryetar bashkie, por mbante një detyrë tjetër.Ky i fundit pretendon se Beci ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, para se ai të merrte drejtimin e kësaj bashkie.

Kujtojmë se Beci u paraqit në SPAK kohë më parë, ku qëndroi për rreth gjysmë ore. Ai nuk e tregoi arsyen pse ishte thirrur nga ana e prokurorëve, ndërsa u tha gazetarëve se “do flasë në momentin e duhur”.

Para se të bëhej kryebashkiak (Maj 2023), ai ka qenë drejtor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit për 13 vite dhe më pas ishte drejtor i KESH.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY