“Mos merrni për ekspertizë për Shqipërinë Znj. Linda Rama, cënon besueshmërinë e...

“Mos merrni për ekspertizë për Shqipërinë Znj. Linda Rama, cënon besueshmërinë e raporteve”

120
0
Shares

Grupi PD u ka bërë një letër donatorëve që monitojnë reformat e Shqipërisë duke u kërkuar që të mos marrin për ekspertizë për Shqipërinë Znj. Linda Rama pasi cënon besueshmërinë e raporteve, ndodhet në konflikt interesi.

Letra drejtuar UNDP, ILO, UNICEF, USAID etj vë në dukje se “Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktet të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj per të kryer matje , analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë persa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit”

Deputetët ngrejnë shqetësimin se “Kredibiliteti edhe paanshmëria e produkteve te sponsorizuara nga institucionet tuaja dëmtohet rëndë në kushtet kur një nga autoret është pikerisht znj. Linda Rama e cila për shkak te interes të drejtpërdrejtë e ka te pamundur paanshmerinë. Gjithashtu pasurimi i Zj.Rama dhe për rrjedhojë familjes së saj kryeministrore, ndonëse në këtë rast nga fonde jo publike por për shkak të lidhjes me qeverinë të raportimeve është e papërputhshme edhe me Kushtetutën e Shqipërisë”. Ekspertiza e Znj. Rama mund të përdoret në raporte për shtete të tjera, ku zonja nuk ka konflikt interesi.

Grupi Parlamentar pasi sqaron gjithë problematikat që vijnë nga ky fakt shprehet se: “Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eleminimin të çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë”

TEKSTI I LETRËS/ Duke vlerësuar maksimalisht institucionet tuaja prestigjioze të cilat e kanë ndihmuar edhe e ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe reformave duam të ndajmë me ju një shqetësim thelbësor që lidhet me paanshmërinë dhe impaktin real të projekteve tuaja nga te cilat rrjedhin qëndrimet tuaja mbi ecurinë e Shqipërisë.

Raportet tuaja të monitorimit për Shqipërinë kanë një nga autorët themelor znj. Linda Rama ose qëndrën ku ajo është bashkëthemeluese “Human Development Promotion Centere”

Znj. Linda Rama, është bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. Ajo sipas protokollit shtetëror përfaqëson bashkë me të shoqin qeverinë shqiptare. Thënë këtë, Znj. Rama sipas gjithë ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktit të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana juaj për të kryer matje , analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë përsa kohë që bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit.

Shqipëria sot vuan nga mungesa e theksuar e të dhënave të besueshme edhe objektive. Ndaj cdo raport ndërkombëtar mbi ecurinë e zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri, konsiderohet një burim i besueshëm informacioni që tejkalon propagandën edhe mosbesimin e gjithë palëve të tjera.

Po ashtu raportet e donatorëve furnizojnë me njohuri të nevojshme edhe të domosdoshme për ndërtimin edhe të politikave zhvillimore . Por duke u përgatitur direkt nga shtëpia kryeministrore kjo vë në rrezik gjithë besueshmërinë e raportimeve tuaja, duke dobësuar kështu besimin e publikut se ju jeni partnerë të barazlarguar nga palët politike.

Kredibiliteti edhe paanshmëria e produkteve të sponsorizuara nga institucionet tuaja dëmtohet rëndë në kushtet kur një nga autoret është pikërisht znj. Linda Rama e cila për shkak të interesit të drejtpërdrejtë e ka te pamundur paanshmerinë. Gjithashtu pasurimi i zj.Rama dhe për rrjedhojë familjes së saj kryeministrore, ndonëse në këtë rast nga fonde jo publike por për shkak të lidhjes me qeverinë të raportimeve është e papërputhshme edhe me Kushtetutën e Shqipërisë.

Ne nuk gjykojmë kapacitet profesionale të zonjës Rama por gjykojmë se kriteret e saj të pavarësisë, edhe pranushmërisë janë të cënuara. Znj. Linda Rama mund të ketë ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme për të qënë ekspertja juaj në çdo vend tjetër ku nuk ka konflikt të hapur interesi, e ku nuk do ti duhet të vleresojë apo gjykojë politikat e ndërmarra nga bashkëshorti edhe babi i djalit të saj i cili ka 12 vjet që qeveris.

Standartet tuaja etike për shmangien e konfliktit të interesit ku para marrjes së çdo projekti cilido ekspert duhet të kaloj kriteret e pranueshmërisë (eligible criteria), në këtë rast nuk janë plotësuar.

Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eleminimin e çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë.

Interesi ynë është bashkëpunimi me organizatat tuaja, edhe referimi si të dhëna të sakta të raportimeve tuaja. Ndaj pavarësia dhe largësia nga palët politike, do ishte qëndra e besimit mes nesh dhe jush. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY