Kur nisi krijimi i stokut në gjykata, cila dosje gjyqësore numërohet si...

Kur nisi krijimi i stokut në gjykata, cila dosje gjyqësore numërohet si stok dhe cila jo

41
0
Shares

Krijimi i stokut në gjykata nisi me filllimin e zbatimit të reformës në drejtësi afro dy vjet pas miratimit të saj në Parlament. Megjithatë në Gjykatën e Lartë ky stok nisi të krijohej që më 2016, ende pa u krijuar institucionet e vetingut.

Reforma lidhej me zbatimin e procesit të vetingut që synonte pastrimin e gjyqësorit nga gjyqtarë të korruptuar apo me cilësi të dobët profesionale për të vijuar më pas me procese të tjera që lidhen me transformime strukturore të gjyqësorit, konkretisht me zbatimin e hartës së re gjyqësore, kategorizimin e gjykatave; dhe përmirësime sociale të trupës gjyqësore e prokurorëve si dhe administratës gjyqësore me rishikimin e hërëpashershëm të pagave të magjistratëve, por duke lënë pas dore harmonizimin e tyre me cështje të tilla si ruajtjen e nivelit të aksesit në gjykatë për qytetarët, aksesin e barabartë për të gjithë si dhe zbatimin e reformës në harmoni me pasojat e saj për përdoruesit e gjyqësorit në vend.

Cilat janë çështjet e prapambetura

KLGJ ka përcaktuar edhe një përkufizim në lidhje me atë se çfarë janë cështjet e prapambetuar në gjyqësor ndërkohë që afatet e arsyeshme të gjykimit për çështje të ndryshme në gjykata janë përcaktuar në Kodin e Procedurës Civile në nenin 399/2.

Sipas përkufizimit, çështje të prapambetuar në gjyqësor do të quhen të tilla ato çështje që plotësojnë disa karakteristika kohore në raporti me zbatimin e nenit 399/2 të Kodit të Procedurës Civile.

“Çështjet e prapambetura janë përcaktuar gjerësisht si çdo çështje (më e vjetër se 24 muaj për çështjet civile, më e vjetër se 12 muaj për çështjet administrative dhe ato të natyrës penale) dhe do të trajtohen njësoj si çështjet e depozituara në gjykatë gjatë ose para vitit 2022 ( për çështjet civile) dhe 2023 (për çështjet administrative dhe penale) .

Afatet e arsyeshme të procedurave të gjykimit janë parashikuar në ligjin nr.8116 datë 20.03.1996, Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë

Sipas nenit 399/2 afatet e arsyeshme në cështje të ndryshme gjyqësore përcaktohen si më poshtë:

1.Afate të arsyeshme të përfundimit të hetimit, gjykimit apo ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë, për qëllimet e përcaktuara në nenin 399/1, do të konsiderohen:

a) në gjykimin administrativ në shkallën e parë dhe në apel, përfundimi i gjykimit brenda një viti nga fillimi i tij në secilën shkallë;

b) në gjykimin civil në shkallë të parë përfundimi i procesit të gjykimit brenda dy viteve, në gjykim civil në apel brenda dy vjetëve; dhe gjykimin civil në Gjykatën e Lartë, brenda dy vjetëve;

c) në procedurën e ekzekutimit të një vendimi civil apo administrativ, me përjashtim të detyrimeve periodike ose të përcaktuara në kohë, afati njëvjeçar fillon nga dita e paraqitjes së kërkesës për vënie në ekzekutim;

ç) në hetimin e veprave penale afati maksimal i kohëzgjatjes së hetimeve, sipas Kodit të Procedurës Penale;

d) në gjykimin penal në shkallë të parë, afati i gjykimit të krimeve 2 vjet dhe i kundërvajtjeve 1 vit, në gjykimin në apel përfundimi i gjykimit për krimet në një afat kohor prej 1 viti dhe për kundërvajtjet 6 muaj dhe në Gjykatën e Lartë, përfundimi i gjykimit për krimet në një afat kohor prej 1 viti dhe për kundërvajtjet 6 muaj.

…3. Në kohëzgjatjen e gjykimit ose të procedimit, nuk llogaritet koha kur çështja është pezulluar për shkaqe ligjore, kur është shtyrë për shkak të kërkesave të palës kërkuese, sipas këtij kreu, ose kur shfaqen rrethana të pamundësisë objektive për procedim.

“Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY