Në Selanik, 8 mësues do të nisin mësimin e shqipes për fëmijët...

Në Selanik, 8 mësues do të nisin mësimin e shqipes për fëmijët shqiptarë

41
0
Shares

Kryeministri Rama tha sot në Selanik në një takim paraelektoral me shqiptarët që banojnë atje se do të fillojnë punë në këtë qytet 8 nga mësuesit e parë të rinj të Gjuhës Shqipe.

Për mësuesit, Rama tha se Ministria e Arsimit Shqiptare ju ka lidhur kontratë për të ju mësuar Gjuhën Shqipe fëmijëve shqiptarë të Greqisë.

Janë këtu në Selanik 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të Gjuhës Shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë një kontratë pune për të ju mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë. Janë 8 gra”, tha Rama.

E emocionuar, njëra nga mësuest ka thënë se më në fund njëra nga kërkesat tona po plotësohet.

“Sot jam e emocionuar. Sot jemi përpara një fakti për mësuesit e Greqisë që më së fundi, kërkesat tona të plotësohen. Faleminderit Kryeministër për këtë arritje kaq të madhe”, tha njëra nga mësueset, transmeton tv Klan. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY