OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

54
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike lajmëroi sot se nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës.

Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se furrat kanë rritur çmimin e bukës por OSHEE njofton se nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. OSHE sqaron se skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet për orarin e pikut 18:00 me 22:00.

“OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë. Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është: Për periudhen 1 Nëntor-31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00. Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm. Koncepti i energjisë “pik” është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë, ku konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori dhe se çdo përpjekje për të rritur çmimin e bukës është abuzive”, thuhet në njoftimin e operatorit. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY