FOTOGALERI/ Protesta në Shkodër, qytetarët marshojnë kundër krimit

FOTOGALERI/ Protesta në Shkodër, qytetarët marshojnë kundër krimit

27
0
Shares

Qindra qytetarë shkodranë iu bashkuan sot thirrjes së opozitës për mosbindje civile e cila po zhvillohet para bashkisë së Shkodrës për të vijuar më pas edhe në zona të tjera të qytetit.

Thirrja për marshimin e protestës erdhi pas masakrës së para pak ditëve, ku humbën jetën 3 persona mes tyrr edhe një kalimtare e pafajshme.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha sr Shkodra dhe gjithë Shqipëria janë kthyer në djep të krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Rama

“Shkodra sot është djepi i krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Edi Rama dhe rilindja.
Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë kundër këtij krimi.
Nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar, djepi i mafies.
Shqipëria duhet të jetë një Shqipëri tjetër, një Shqipëri normale.
Prandaj jemi këtu, për t’i thënë stop.
Plani është marshim, protestë marshim kundër krimit politik, kundër krimit me fytyrë shtetërore.
Policia nuk ka kohë të merret me ligjin, ka dalë nga binarët e ligjit pasi është një narkopolici”, tha ndër të tjera Noka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY