Saimir Tahiri thirret në SPAK. Në 2015 bëri një padi

Saimir Tahiri thirret në SPAK. Në 2015 bëri një padi

19
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u mor në pyetje sot nga SPAK në lidhje me 21 janarin.

Tahiri u paraqit në SPAK rreth orës 09:30 dhe qëndroi për gati 1 orë.

“U pyeta për 21 janarin. Dhashë sqarime si protestues dhe për kallëzimin që kam bërë në vitin 2015”, tha ai për gazetarët.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë. Nga SPAK janë thirrur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe ish-zv.drejtori Agron Kuliçaj, deputeti i PS, Xhemal Qefalia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY