Edi Rama komenton arrestimin e Metës në një mënyrë të re dhe...

Edi Rama komenton arrestimin e Metës në një mënyrë të re dhe të befasishme

127
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u pyet këtë mbrëmje në “Opinion” për arrestimin e Ilir Metës ndërsa përgjigja e tij ka befasuar.

”Nuk kam asnjë punë me të. Ke gjetur njeriun e gabuar për të folur. Është një subjekt me të cilin po merret drejtësia. Nuk kam asnjë koment. Policia nuk drejtohet nga unë. policia e shtetit ka ligje, drejtues, ka protokolle dhe drejtohet nga këto protokolle. Unë nuk merrem me këtë subjekt. Është gjëja më e lehtë për ju që të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë me narko-regjimet.

Shqipëria ka hapur negociatat me BE. Shqipëria po skanohet nga ekspertë dhe jo nga gazetarë. Mateo Renzin e kam mik, por ai ka hallin e tij dhe po e përdor për politikën e tij dhe thotë këto broçkulla. Nëse do isha unë. ka një shprehje që thotë se “nëse halla do të kishte ato që ka xhaxhi do të ishte xhaxha. Policia zbaton vendimin e gjykatës. Policia ka një urdhër për të zbatuar që nuk e diskuton sepse quhet dekonspirim.

Nuk ka arrestime me paraqitje vete, ato mund të ndodhë vetëm nëse SPAK i thërret dhe pastaj i arreston. Policia nuk bën arrestime me thirrje. Unë nuk e komentoj atë ngjarje. Unë nuk e komentoj, por jo se kam ndonjë gjë kundër asaj që ka bërë policia e shtetit. Përgjegjësi morale e imja është vetëm një: Që të bëj gjithçka kam në dorë që ky vend të bëhet me drejtësi.

Ka një fakt që është shumë kokëfortë, që nga qeveria e parë shqiptare e 1912 deri kur ferroma në drejtësi që e udhëhoqëm ne PS dhe jo edhe LSI. Ajo erdhi pastaj mbrapa për arsye që e kemi diskutuar dhe që edhe dhe votoi duke ulur kokën. Që nga ajo kohë vetëm tani kemi drejtues të lartë që merren i pandehur. Kur ka pasur një ministër që është dënuar kur ka qenë ministër. Nuk kontrollojmë ne dhe ndikojmë ne SPAK. Me të gjithë fuqinë tonë i kemi dhënë SPAK-ut të godasë majtas dhe djathtas”,  tha Rama i pyetur nga Fevziu. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY