Thirrja e Berishës: Ditën e shtunë në ora 12:00, të gjithë të...

Thirrja e Berishës: Ditën e shtunë në ora 12:00, të gjithë të marrin pjesë në marshin e çlirimit në Shkodër

18
0
Shares

Thirrja e Berishës gjatë protestës së sotme ishte që qytetarët të mbështesin ditën e shtunë në ora 12:00, qytetarët e Shkodrës në protestën e tyre.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Të dashur miq, kjo ngjarje, kjo masakër, është një alarm, është një thirrje për çdo shkodran, të dalë, të ngrihet me burrëri dhe guxim në mosbindje civile për të rikthyer në duart e qytetarëve qytetin e vet të bekuar.

Të qytetarëve të vet fisnikë, punëtorë, të ndershëm, qytetin që u vu nën pushtim të bandës më 14 maj dhe që Edi Rama kërkon ta mbajë në pushtim përsëri.
Prandaj ditën e shtunë, në ora 12:00, bëj thirrje në Shkodër, marshimi i çlirimit, marshi i shpëtimit në Shkodër.
Qytetarë dhe qytetare shkodranë. Ditën e shtunë, duhet të rifitoni qytetin tuaj.
Shkodra ka qenë gjithmonë fryma.
Shkodra, ka qenë gjithmonë guximi.
Shkodra ka qenë gjithmonë Rozafa e lirisë për shqiptarët.
Ndaj të gjithë në Shkodër, në marshin për Shkodrën.
Mos harroni, se pa kryengritjen e Shkodrës në vitin 1990, nuk do të kishte revolucion demokratik të studentëve në Tiranë.
Por miqtë e mi, qytetarët shkodranë nuk duhen të jenë kurrë të vetmit që duhet të marrin pjesë në marshin e të shtunës.
Masakra e djeshme është një ngjarje e rëndë dhe secili prej nesh, cdo shqiptar, duhet të shtroj sot një pyetjë: Çfarë po ndodh me ne si shoqëri?
Çdo shqiptar sot duhet të dëgjoj zërin e thellë të ndërgjegjessë e tij, para së gjithash.
Sepse nëse dje u vranë 3 veta në Shkodër, ndër të cilët një nënë e pafajshme dhe dy të ri u këputën nga dora vrastare në lulen e rinisë, po ashtu pak kohë më parë u vra në Velipojë 20-vjeçari Myzeiri, ditën e parë të punës si kamarier.
Po ashtu u vra në Tiranë edhe Mimoza, djyshja heroinë që punonte banakiere 16 orë në ditë për të mbajtur fëmijët e vajzës së vet.
Po ashtu u vranë në Tiranë, Erioni dhe Gledio, gabimisht duke pirë kafe, nga bandat vrastare që bashkëpunojnë me qeverinë.
Po ashtu u vra në Elbasan, 29 vjeçari Enea, se i shpërtheu tritoli në derën e shtëpisë së komshies.
Për gjithë këto viktima të pafajshme, çdo shqiptar duhet të dalë para pasqyre dhe të pranoj se të gjithë kemi nga një pjesë të fajit.
Sepse ata killera që kanë marrë këto jetë të pafajshme, janë po ata që grabisin votat ditët e zgjedhjeve për llogari të Edi Ramës.
Sepse para syve na kanë marrë drejtësinë. Na kanë marrë demokracinë dhe pak nga pak po marrin jetën dhe shkatërrojnë edhe kombin! r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY