Berisha: Vrasësin e njeh gjithë Shkodra, policia as nuk e thirri, as...

Berisha: Vrasësin e njeh gjithë Shkodra, policia as nuk e thirri, as e kontrolloi

36
0
Shares

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Narkopolicia jo vetëm që nuk e mori në mbrojtje Arlind Bushatin, por as nuk denjoi të dëgjojë shpjegimet e tij

Miqtë e mi, pasdite dje, tek kthehesh në shtëpi te tre fëmijët e saj, ra, humbi jetën Flutura Basha.
Bashkëshorti i saj lufton me vdekjen në shtratin e spitalit.
Dy të rinj, Hamza Liçi, Arlind Bushati, 23 dhe 33 vite, u korrën nga breshëritë e vrasësve në pritë.
Një masakër e mirëfilltë, një dramë.
Tre njerëz humbën jetën, një i katërt në gjendje të rëndë.
Viktima të pafajshme.
Tre fëmijë të familjes Basha mbetën pa nënë, por miqtë e mi, ky ishte një krim i paralajmëruar.
Kjo dramë, kjo masakër mund të ishte parandaluar dhe shmangur plotësisht.
Çifti Basha mund të kishte mbërritur mbrëmë në shtëpinë e vet dhe sot do të ishte së bashku në shtëpi me fëmijët e tyre.
Po kush mund të parandalonte këtë krim, më thoni ju mua?
Narkopolicia e Edi Ramës, që është njësh me krimin?
Jo, kurrë.
Kujtoj se jo më larg se në shtatort, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti? Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij!
Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY