Opozita përplasje me Gardën te Parlamenti, ulen këmbëkryq para shkallëve

Opozita përplasje me Gardën te Parlamenti, ulen këmbëkryq para shkallëve

28
0
Shares

Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën sot sërish me forcat e Gardës dhe më pas u ulën këmbëkryq para dyerve të Kuvendit.

Fyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të Ramës.

“A mund të pranohet kjo në Shqipërinë e vitit 2024, kjo sjellje ndaj opozitës. A mundet të pranojmë ne që Edi Rama të instalojë monizmin në vitin 2024. A mund të pranojmë ne, që Shqipëria të trajtohet si plaçkë tregu nga ana e qeveritarëve?

A mund të pranojë opozita që Shqipëria të shpopullohet dhe skenarin e Vaso Çubrilloviç që nuk ka mundur ta zbatojë asnjë car serb, ta zbatojë vetë Edi Rama, një shqip folës.

A mund të pranojmë ne sot, që Shqipëria të qeveriset nga krimi i organizuar dhe jo nga vullneti i shqiptarëve?

A mund të pranojmë ne që një njeri të marrë të gjitha pushtetet dhe ta kthejë Shqipërinë në një feud personal të tij.

Fakti që sot, deputetja Elda Hoti me kallëzim të policisë, thërritet në Skapin e partisë, është domethënie e frikshme.

Çfarë tregon? Policia që drejtohet nga nipi i Enver Hoxhës dhe nga një trafikant siç është Proda, nuk ka me ligj asnjë tagër të shkelë brenda oborrit dhe sallë së Kuvendit parlamentit. Brenda këtij territori është Garda e Republikës”, tha Noka.

Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mosbindja civile, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY