Ish futbollisti i njohur i Kombëtares humb prindërit në një aksident në...

Ish futbollisti i njohur i Kombëtares humb prindërit në një aksident në Greqi

75
0
Shares

Ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare Alban Bushi humbi sot dy prindërit e tij në një aksident tragjik në Greqi. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias kur një furgon me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi, i ati i Albanit.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe bashkëshortja e ti, 71-vjeçarja Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY