Dy makinat e djegura në Shkodër, grupet kriminale paralajmëruan oficerin e krimeve

Dy makinat e djegura në Shkodër, grupet kriminale paralajmëruan oficerin e krimeve

237
0
Shares

Djegia e dy makinave gjatë natës në Shkodër dyshohet se ishte paralajmërim ndaj një oficeri krimesh në këtë qytet.

Makinat e djegura në pronësi të S.Hoxha, përdoreshin nga Ergys Lohja, agjent i krimeve në Shkodër.

“Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY