DEKLARATA/ Opozita voton kundër rezolutës nga takimi për MSA

DEKLARATA/ Opozita voton kundër rezolutës nga takimi për MSA

62
0
Shares

Në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, opozita voton kunder rezolutës së propozuar.
Gazment Bardhi ka shpieguar voten.

“Grupi Parlamentar i PD-se do te votoje kunder rezolutes. Kjo jo se opozita eshte kunder procesit te integrimit por per shkak se mazhoranca refuzon cdo propozim tonin. Propozimet kane te bejme me shtetin e se drejtes, luften kunder krimit te organizuar dhe korruosionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme”, deklaroi Bardhi. a.b

DEKLARATA/

DEKLARATË E ANËTARËVE TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD NË KOMITETIN E PËRBASHKËT BE- SHQIPËRI

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike qëndron krah aspiratave të qytetarëve shqiptar ne procesin e integrimit europian.

Ky proces është aspirata e çdo shqiptari, një rrugë që duhet të ecë përpara përmes dialogut të hapur dhe vendimmarrjes gjithëpërfshirëse. Por, në momentin kur mazhoranca ngre kartonin kundër këtij dialogu dhe zgjidh monologun si mënyrë komunikimi, krijohen pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e procesit.

Ky është një proces që i përket të gjithëve – nuk është pronë private e askujt.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke patur në konsideratë nevojën për bashkëpunim gjithëpërfshirës në këtë proces, paraqiti disa amendamente dhe sugjerime mbi Rezolutën në Komitetin Parlamentar për Stabilizin Asocimin, të ndërtuara mbi katër shtylla të forta: sundimi i ligjit, liria ekonomike, lufta kundër korrupsionit, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ky është vizioni ynë për një Shqipëri të përfshirë, të drejtë dhe të gatshme për Europën.

Por, me keqardhje, mazhoranca ka refuzuar me votë, duke preferuar barrikadat politike të përçarjes dhe të luftës partiake edhe në procesin e integrimit. Kjo nuk i shërben aspiratave europiane të Shqipërisë. Ne ende besojmë se integrimi europian është dhe duhet të mbetet një proces gjithëpërfshirës. Ai u përket shqiptarëve, jo vetëm një mazhorance kalimtare. Ky duhet të jetë një proces që duhet të bazohet në meritë dhe vërtetësi.

Koha ka ardhur të dalim nga barrikadat partiake, një ngjyrshe, sepse Shqipëria ka nevojë të respektoi vendimet e gjykatave, që lufton korrupsionin, dhe që ndërmerr reformat e duhura në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY