Zemërim i madh nga pensionistët, protestë këmbëngulëse para kryeministrisë

Zemërim i madh nga pensionistët, protestë këmbëngulëse para kryeministrisë

122
0
Shares

Një numër i madh pensionistësh janë mbledhur sot para Kryeministrisë ku kërkojnë rritjen e pensioneve.

Në fjalët e tyre dallohet zemërimi, dëshpërimi për pamundësinë të ushqehen dhe marrë shërbimet.
Ata akuzuan kryeministrin Edi Rama për neglizhencë, konsum krimi ndaj 700 mijë pensionistëve.
Një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftët. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Ndihem në atë mënyrë si me shkuar në ujë. Nuk mund t’u biem ë më qafë fëmijëve. Këta janë kriminelë”, tha një i moshuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY