Washington Post/ Opozita bllokon udhëkryqet në të gjithë vendin: O sot, o...

Washington Post/ Opozita bllokon udhëkryqet në të gjithë vendin: O sot, o kurrë!

42
0
Shares

Mediat e mëdha ndërkombëtare kanënpublikuar lajme rreth protestës së opozitës këtë pasdite në Shqipëri.

Gazeta e madhe amerikane ‘Washington Post’ shkruan se opozita ka bllokuar kryqëzimet kryesore të vendit duke kërkuar qeveri teknike, raporton syri.net

“Opozita shqiptare bllokoi të martën udhëkryqet në të gjithë vendin në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje në hyrjen kryesore të kryeqytetit, Tiranë, dhe në pesë udhëkryqe të tjera kryesore në të gjithë vendin për të bllokuar trafikun.

Bllokadë civile, o sot o kurrë!” ishte motoja e protestës.

Në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës protestuan ulur në rrugë ose dogjën goma.

Demokratët konservatorë të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit,” shkruan gazeta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY