Policia nis provokimin e protestës, tension mes qytetarëve dhe forcave speciale

Policia nis provokimin e protestës, tension mes qytetarëve dhe forcave speciale

36
0
Shares

Ka provokuar protestën policia këtë mbrëmje teksa bëri përpjekjet e para për shpërndarjen e protestuesve një orë para orarit të deklaruar.

Provokimi nisi fillimisht tek kthesa e Kamzës për të vijuar në Bradashesh dhe Rrogozhinë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamir Noka i bëri thirrje policisë të largohej.

“I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe Sulltan Surrelit të tërheqi narko-policinë nga provokimi qytetarëve, në të kundërt Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve”, deklaroi Noka.

Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia, tha ai.

“Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve”, tha Noka i cili ndodhet tek kthesa e Kamzës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY