Goditet Fredi Beleri në dalje të Kuvendit, Bardhi: Skenar i turpshëm i...

Goditet Fredi Beleri në dalje të Kuvendit, Bardhi: Skenar i turpshëm i Ramës të goditen eurodeputetët

136
0
Shares

Eurodeputeti Fredi Beleri dhe dy eurodeputetë të tjerë u qëlluan me vezë dhe kos sapo dolën nga Kryesia e Kuvendit.

Edhe më herët para takimit, Beleri është pritur me fyerje, teksa po hynte në godinën e Kryesisë së Kuvendit.

Fill më pas ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili e ka quajtur atë si sulm fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve.

Ai është një akt që turpëron Shqipërinë, tha Bardhi.

“Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë”, thuhet në një deklaratë të Bardhit në X.

Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka nisur sot vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor. Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg në Shqipëri për të mos e lejuar të merrte detyrën duke i ngritur një akuzë për blerje votash. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY