Rama refuzon në zyrë europarlamentarët, Spiropali i mbyll derën e Kuvendit, Belerit

Rama refuzon në zyrë europarlamentarët, Spiropali i mbyll derën e Kuvendit, Belerit

288
0
Shares

Kryeministri Edi Rama refuzoi një natë më patë një takim me eurodeputetë ndërkohë që ndaloi disa minuta para derës së Kuvendit,  eurodeputetin Fredi Beleri, duke ia mbyllur derën.

Një situatë e paprecedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm me eurodeputetin Fredi Beleri gjatë vizitës në Tiranë në kuadër të mbledhjes së 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Kuvendi nuk i hap dyert Belerit, duke e lënë jashtë për disa minuta.

Ndërkaq kryeministri refuzoi takimin pasi në delegacion ishte dhe Beleri por i takoi sot në mëngjes në hotelin ku qëndrojnë parlamentarët. Eurodeputeti austriak Thomas Waitz u tha gazetarëve se kryeministri Edi Rama u kishte thënë në takimin e sotëm se po i vëzhgon dhe se e di se çfarë po bëjnë.

Në takim ishte edhe Fredi Beleri i cili u arrestua dhe dënua në Shqipëri dy ditë para se dilte fitues në zgjedhjet lokale në bashkinë e Himarës. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY