Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të ndërsesh bastardin e familjes Hoxha dhe...

Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të ndërsesh bastardin e familjes Hoxha dhe narko-komisarin

305
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e së martën pasdite ndërsa paralajmëroi Ramën që të mos ndërsejë bastardin e familjes Hoxha dhe narko-komisarin ndaj protestuesve, siç e konsideron Berisha ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë së Shtetit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nesër paralajmëroj Edi Ramën: mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish-gjobëvënësin, krye-gjobvënësin e Policisë Rrugore, përfaqësuesin e bandave të rrezikshme të Durrësit, dhe më parë të Tiranës, Ervin Hoxhën.

Mos guxo të ndërsesh narko-komisarin e implikuar në aktet më të rënda kriminale me bandat, Ilir Prodën kundër protestuesve, sepse përgjigja do të jetë lemeritëse për ju.

Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim.

Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po.

Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY