Kryemadhi shpjegon informacionin e Berishës për 460 mijë euro: E ka fjalën...

Kryemadhi shpjegon informacionin e Berishës për 460 mijë euro: E ka fjalën për Vlahutin që i mori nga Rama

90
0
Shares

Deputetja nën akuzë nga SPAK, Monika Kryemadhi u ndal për një deklaratë të shkurtër për gazetarë duke kërkuar që të merren seriozisht me kryeministrin Rama, në lidhje me shpenzimet e tij për kurimin e të birit.

Ajp tha se Edi Rama është peshku i madh në telefonin e saj. “I cloud” është i pacënuar, tha ajo.

“Merreni seriozisht edhe Ramën. A ka deklaruar kurimin e djalit të vet në Amerikë? Kush ia ka paguar dhe sa kushtuar? Merreni seriozisht. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin l cloud”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa në lidhke me një info nga Berisha për një shumë prej 460 milionë euro që i kishte dorëzuar 460 mijë euro Edi Ramës, Kryemadhi tha se Berishën e kanë ngatërruar, ndërsa akuzoi ish-ambasadoren e BE-së se kishte para para nga Rama për të blerë deputetë e opozitës.

“Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi”.

Tri ditë më parë Sali Berisha i bëri thirrje Monika Kryemadhi që të sqarojë një shumë parash që i ka dorëzuar Edi Ramës.

“I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY