Grabitet supermarketi në Lezhë, hajdutët e thyen në mëngjes

Grabitet supermarketi në Lezhë, hajdutët e thyen në mëngjes

42
0
Shares

Një supermarket u grabit këtë mëngjes në Lezhë pasi hajdutët hynë brenda me thyerje. Ata vodhën kasafortën me një sasi lekësh brenda saj.

”Rreth orës 07:30, Policia e Lezhës është njoftuar se është vjedhur me thyerje, një supermarket në fshatin Ishull Lezhë, objekt i cili monitorohej me sistem alarmi. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se është vjedhur kasaforta e marketit, brenda së cilës ka qenë xhiroja e shitjeve gjatë ditëve të fundit”, njoftoi policia e Lezhës.

Menjëherë pas njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku në drejtimin e prokurorit dhe me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të këtij rasti, vijojnë të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, si: marrja e deklarimeve të punonjësve, këqyrja e kamerave, këqyrja e vendit të ngjarjes etj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY