DETAJET/ Aksidenti i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, drejtuesi i Opel humb jetën

DETAJET/ Aksidenti i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, drejtuesi i Opel humb jetën

133
0
Shares

Një aksident i trefishtë ndodhi këtë mbrëmje në akdin rrugor Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit. Një person humbi jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Dyshohet se makina tip “Opel” ku udhëtonte viktima rreth 30 vjeç gjatë një parakalimi është përplasur fillimisht me një “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, që vinte përballë tij.

Si pasojë e humbjes se kontrollit, Opel-i është përmbysur në rrugë e si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje. m.k

Detajet e policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar

Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY