Këlliçi: Sa kushtoi aktiviteti i Ramës në New York dhe kush pagoi

Këlliçi: Sa kushtoi aktiviteti i Ramës në New York dhe kush pagoi

72
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, falenderoi sot në emër të opozitës të gjithë ata shqiptarë të cilët ditën e djeshme, i’u bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare për të demaskuar kryeministrin Edi Rama, gjatë takimit të tij në New York.

“Edi Rama nuk shkoi në SHBA për shqiptarët, por ahengu i datëlindjes së Alex Soros dhe ndeshja e NBA mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ishin arsyet reale të kësaj vizite luksi.

Sot, nga kjo foltore po bëjmë një kërkesë të thjeshtë për transparencë.

Sa kushtojnë biletat e ndeshjes së basketbollit, që familja Rama pati mundësinë ta ndiqte nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden? Kush pagoi për këto bileta?

Sipas të dhënave zyrtare online, këto bileta kushtojnë nga 3,600 deri në 7,260 dollarë për person.

Kujtojmë qytetarët shqiptarë se kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përfiton si dhuratë bileta të tilla luksi për të ndjekur ndeshjet e NBA në SHBA”, deklaroi Këlliçi.

Gjithashtu, nga të dhënat e mbledhura deri më tani, reklama e Edi Ramës në billboardin e shfaqur në Times Square, kushton 150 dollarë për vetëm 15 sekonda. Qytetarët shqiptarë sot duhet të dinë se sa ka kushtuar aktiviteti i djeshëm i Ramës në New York, duke filluar pikërisht nga reklama e tij pompoze në billboardin e Times Square.

Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se kush janë financuesit dhe organizatorët e takimit të djeshëm të Edi Ramës, në një ndër sallat më të famshme dhe të shtrenjta të globit, në Gotham Hall, 1356 Broadway, në zemër të Manhattan, në New York.

Sa ka kushtuar qiraja e sallës në këtë ambjent, fonia, ndriçimi, led wallet, shërbimi i sigurisë dhe kush i ka paguar këto fatura?

Për të gjitha këto shpenzime, Partia Demokratike po mbledh informacion zyrtar, i cili më pas do t’i përcillet SPAK, por mbi të gjitha PD ditët në vijim do të depozitojë të gjitha të dhënat për deklarimin e rremë të kryer nga Edi Rama në deklaratën e pasurisë të vitit 2016 në lidhjen me  një ndeshje basketbolli që ka ndjekur Rama pa paguar vetë biletën”, tha Këlliçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY