TIRANË/ 31 vjeçari u gjet i shtrirë në sheshpushimin e pallatit

TIRANË/ 31 vjeçari u gjet i shtrirë në sheshpushimin e pallatit

63
0
Shares

Një i ri humbi jetën mbrëmë mbrëmë në Tiranë pasi besohet se ra nga kati i pestë i një ndërtese. Ngjarja ndodhi në rrugën e Kavajës përballë qendrës shëndetësore nr.9.

”Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Tiranës.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY