Mediat evropiane, arrestimet tek opozita po forcojnë pushtetin e korruptuar të Ramës

Mediat evropiane, arrestimet tek opozita po forcojnë pushtetin e korruptuar të Ramës

37
0
Shares

Mediat evropiane po konsiderojnë arrestimet në rrafhët e opozitës si forcim të pushtetit të Edi Ramës duke përdorur drejtësinë.

“Fakti që liderët e dy partive kryesore opozitare – armiku i përhershëm i Ramës, Berisha dhe ish-aleati i tij Meta – janë në paraburgim për akuzat e korrupsionit, i jep veprimeve të SPAK-ut një shije politike”, komenton Frankfurter Allegemeine Zeitung.

“Pas dyerve të mbyllura, zyrtarët e BE-së në Bruksel pranojnë se korrupsioni është i përhapur në të gjitha fushat e jetës publike dhe është sfida më e madhe për afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe integrimin e vendit në BE. Në vlerësimin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në shteti i NATO-s i Shqipërisë, raporti për vitin 2023 thotë se korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”. Qeveria në Shqipëri drejtohet nga Edi Rama dhe PS-ja e tij që nga viti 2013, në shumicën e rasteve pa një partner koalicioni”, shkruan e përditshmja e mafhe gjermane.

Edhe Radio France Internationale ka komentuar arrestimet politike duke iu referuar Courrier des Balkans.
“Në Shqipëri reforma në drejtësi paraqitet si një “sukses” i komunitetit ndërkombëtar. Në fakt, ai është përdorur nga regjimi i Edi Ramës për të mënjanuar kundërshtarët duke forcuar legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare.
Ish-presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili kryeson Partinë e Lirisë, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të hënën në Tiranë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë”, komenton RFI. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY