Premtimi i Berishës për pensionet, pagat dhe tvsh për ushqimet

Premtimi i Berishës për pensionet, pagat dhe tvsh për ushqimet

41
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi se do të rrisë pensionet dyfish, do të rrisë pagat dhe do të heqë tvsh për ushqimet.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS/ Do bëjmë gjithçka për heqjen e TVSH-së për ushqimet. Nesër në pushtet, këto do jenë ndër vendimet e para që do marrim

Unë mund të jap një listë të gjatë këtu, por nuk dua të abuzoj me kohën e askujt.
Dua ta mbyll se beteja jonë në parlament do jetë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar dhe mbi këtë minimum rritjen e pensioneve në varësi të ditëve të punës dhe invaliditetit.
A e dini ju mor miq se çfarë aktesh kanë bërë këta?
Janë qindra e qindra invalidë të operuar për problematika të ndryshme jo në zorrën qorre siç thoshte Edi Rama, por në zorrën e trashë.
Shkoni dhe pyesni pak se sa u kushtojnë materialet që u duhen atyre për higjienën e përditshme.
A mund të besoni ju se dogana i taton këto materiale me 140 përqind të çmimit me të cilin blihen?
Në narkoshtet ndodh çdo gjë.
Kjo ndodh edhe me këta.
Do bëjmë gjithçka për minimumin jetik 200 euro, për rritjen e pensioneve me 20 përqind për të gjithë ata që kanë kontribute, përveç 200 euro.
Sikundër do bëjmë gjithçka për heqjen e TVSH-së për ushqimet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY