Një malajziane gjendet pa jetë në një hotel në Shkodër. Edhe dy...

Një malajziane gjendet pa jetë në një hotel në Shkodër. Edhe dy ngjarje të tjera të rënda

131
0
Shares

Një malajziane humbi jetën sot në një hotel në Shkodër.

“Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58 vjeçares.

Ndërkaq sërish në Shkodër një gur i rënë nga mali i ka prerë jetën një 36 vjeçari në Shkrel.

“Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali”, dha detaje policia e Shkodrës.

Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.

Po këtë mbrëmje tashmë në Pukë, një i ri besohet se pësoi arrest kardiak papritur dhe humbi jetën.

”Në vendin e quajtur Qafë Mugu, në Njësinë administrative Iballë, shtetasi B. K., 30 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën”, njoftoi policia e Pukës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY