Ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u paraqit sot në SPAK

Ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u paraqit sot në SPAK

33
0
Shares

Ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u paraqit sot në SPAK.

Ai u ftua nga prokurorët për të dhënë deklarime për çështjen e “21 Janarit” si person që ka dijeni për rrethanat.

Një ditë më parë dëshmoi në SPAK edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Policia nuk ka lidhje me vrasjet e 4 personave në protestë por akuzohet se nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme në atë kohë Ina Rama.

SPAK rihapi çështjen e 21 janarit 2011 pas një vendimi të gjykatës së Lartë duke rinisur hetim penal për vrasjen e Aleks Nikës, si edhe plagosjen e Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papës gjatë protestës së dhunshme të vitit 2011 para kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 persona. Për 3 personat e tjerë të vrarë janë identifikuar autorët dhe është kryer një proces.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY