“PD, takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve në SHBA, takime...

“PD, takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve në SHBA, takime në Senat e Kongres”

41
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se përfaqësuesit e PD do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore evropiane. Pas zgjedhjeve në SHBA, takime do të zhvillohen edhe në Senat e Kongres.

DEKLARATA E BERISHËS/ Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.
Po miq!
Sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra.
Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.
Por revoltën e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.
Por atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë nuk e zëvendëson asgjë.
Por betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.
Betejën e tyre për votën e lirë nuk e zëvendëson asgjë.
Betejën e tyre për ndryshim, rotacion nuk e zëvendëson asgjë.
Ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi në betejë të vazhdueshme. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY