Akt terrorist në një kompleks në Ankara, reagon Erdogan. Mesazh mbështetje nga...

Akt terrorist në një kompleks në Ankara, reagon Erdogan. Mesazh mbështetje nga Rama

38
0
Shares

Foto marrë nga AA

Një sulm terrorist ndodhi sot në kompleksin e Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 22 persona.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se aktualisht nëpër spitale janë duke u trajtuar 19 persona të lënduar nga sulmi terrorist.

“Fatkeqësisht, numri i dëshmorëve tanë ka arritur në 5. Numri i përgjithshëm i të plagosurve është 22”, tha ministri turk, duke shtuar se dy persona janë në gjendje të rëndë, raportoi AA.

Ai tha se dy terroristë janë neutralizuar, duke theksuar se ende po vazhdon procesi i identifikimit të tyre. “Sapo këto të bëhen të ditura, ne do të japim informacione të tilla si identiteti i tyre dhe për cilën organizatë terroriste bëhet fjalë”, tha Yerlikaya.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se sulmi terrorist “i neveritshëm” në kompleksin e Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara, në fakt synoi “mbijetesën, paqen dhe iniciativat e mbrojtjes” të vendit, transmeton Anadolu.

“Sulmi terrorist kundër TUSAŞ-it, një nga organizatat lokomotivë të industrisë turke të mbrojtjes, është një sulm i neveritshëm që synon mbijetesën dhe paqen e vendit tonë dhe iniciativat tona mbrojtëse që janë simboli i idealit tonë të “Turqisë Plotësisht të Pavarur’”, shkroi Erdoğan në X.

Në lidhje me aktin e rëndë në Ankara ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara.
Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.
Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, shkruan Rama në rrjete sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY