Kryemadhi: SPAK, zyrë e marrëdhënieve me Publikun e Edi Ramës!

Kryemadhi: SPAK, zyrë e marrëdhënieve me Publikun e Edi Ramës!

62
0
Shares

Monika Kryemadhi sulmoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur vegla të Edi Ramës teksa foli për mediat pas ndërprerjes së seancës në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë.

”Sapo pashë 3 musketjerët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajhën dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në sallë gjyqi. Pati mashtrim të drejtpërdrejtë nga prokurori Arben Kraja kur tha që Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin, ku të gjithë jeni dëshmitarë që meta u rrëmbye nga një grup banditësh pa identifikim dhe me kallashnikov. Kërkuam të njiheshim me provat e thashethemeve që janë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la kohë 3 orë për t’u njohur me provat. Dosjen që të gjithë ju keni shpërndarë nëpër media, që në fakt, qoftë prokuroria apo qoft gjykata kanë shkelur nenin 279 të kodit të procedurë spenale të nxjerrjes së sekretit hetimor. Kjo godina këtu nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publikut, propagandës dhe mashtrimit të Edi Ramës. Sot, kam kuptuar që veglat njëpërdorimshme të Edi Ramës dhe gjithë grupit të strukturuar kriminal, që nga inceneratori i Tiranës, që nga 5D e famshme, i pamë në fytyrat e tyre të veshur me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të manipuluar dhe kriminale”, tha Kryemadhi, raporton Droni.al. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY