Po kthehen lëndët toksike në Durrës, më 27 tetor të gjithë në...

Po kthehen lëndët toksike në Durrës, më 27 tetor të gjithë në alert për të verifikiar ngarkesën, ja kujt i drejtohet PD

43
0
Shares

Këtë të diele, me 27 tetor, do të rikthehen në Portin e Durrësit, 102 kontejneret me mbetje të dyshimta, të ngarkuara aty me 4 korrik.

Rrjeti i Bazelit, organizata më e specializuar për mbetjet e rrezikshme e toksike insiston që proces i kthimit të mbetjeve të mos i lihet në dorë qeverisë, por të behet në praninë e tyre, të ekspertëve, të shoqërisë civile dhe në sytë e publikut.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari tja sot se Partia Demokratike prej ditës së parë këtë ka kerkuar që të ketë transparencë, llogaridhenie e të mbahet përgjegjësi.

“Ne e dimë mirë se Edi Rama ka luajtur e do të luaje çdo gur që ka në dorë që të mos dalë i perfshirë në trafik ilegal të lendeve të rrezikshme apo toksike.

Ne do të deshironim shumë që kjo tē mos ishte e vertetë. Do të donim që në ato anije të mos kishte mbetje qē rrezikojnë jetën, shendetin dhe mjedisin tonë.

Por të dhenat e deritanishme dhe menyra se si janë sjellë ministrat përgjegjës e Kryeministri, të bëjnë tē mendosh se ky krim ka ndodhur.

Zbardhja e kesaj ngjarje është e një rendesie themelore.

Partia Demokratike u ben thirrje organizatave, Rrjetit të Bazelit dhe qytetarëve të jenë të pranishëm. Procedura të kryhet me 3 kontejnere të vulosur, të pahapur, dhe nê 3 laboratore të ndryshme. Të mesojmë të verteten e mbetjeve të rrezikshme. Të mos e lejojme Edi Ramen ta fshehë këtë aferë, dhe të mos luajë me jeten e shendetin e njerëzve për karrigen e tij”, tha Muçollari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY