Kryemadhi për çështjen Çez Dia: Më lajmëroi në telefon Endri Fuga, e...

Kryemadhi për çështjen Çez Dia: Më lajmëroi në telefon Endri Fuga, e inicoi Lulzim Basha

206
0
Shares

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi komentoi sot në lidhje me akuzën për çështjen e Cez Dia.

Kryemadhi tja se është vënë në dijeni për shkrimin nga Endri Fuga, ndërsa u shpreh se e di edhe iniciatorin e këtij shkrimi në BIRN, Lulzim Basha dhe një deputete e PD.

“Kjo ka filluar që në 2014, me çështjen e famshme të Tom Doshit me Durim Bamin, u hartua skenari në zyrat e Saimir Tahirit dhe Tan Didit, dështoi çështja. Pastaj u sajua çështja e Cez Dias për të cilën çuditërisht më informoi Endri Fuga, për shkrimin ë ishte bërë te BIRN. Atë shkrim e ka inicuar Lulzim Basha me një deputete të PD. Dhe ngritën alibinë e Cez Dias që atëherë. Më pas nxorën intervistën e një gazetari, që thotë dale ta them e njëherë se e thash gabim.

Ne ia kemi marrë dorën këtyre gjërave se jemi mësuar, kjo ka filluar në 1992 kur Meta ishte deputet dhe iu hoq imuniteti nga Sali Berisha në atë kohë, pastaj u bë kryeministër, katarsisi me Fatos Nanon e të tjera me radhë. Por nuk jemi marrë ndonjëherë as me familjarët dhe as me fëmijët e askujt, as të Ramës, as të Veliaj, as të Berishës e të askujt tjetër, se mendonim se politika ka disa rregulla.

Por kur prishen këto rregulla pastaj mos të kërkojnë të gjejnë zgjidhje se familja është vijë e kuqe. Unë e vlerësoj familjen e për familjen jam e gatshme të bëj çdo gjë. Deri më sot kam menduar politikisht, por kur kalon moshën 50 vjeç ti bën një bilanc të jetës dhe mendon këto parime që unë kam ruajtur, çfarë vlere kanë pasur”,-tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY