Mesazhi i Ilir Metës nga qelia e 302-it, 8 orë pas arrestimit...

Mesazhi i Ilir Metës nga qelia e 302-it, 8 orë pas arrestimit të dhunshëm

210
0
Shares

Presidenti i PL, Ilir Meta ka bërë një mesazh në rrjetet sociale 8 orë pas arrestimit të tij të dhunshëm në një rrugë të periferisë së Tiranës duke shkuar në zyrë për një konferencë shtypi.

MESAZHI I ILIR METËS/ Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.
Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.
Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!
Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!
Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.
Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe më shumë në pafajësinë time të plotë.
Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY