Altin Hajri është personi i tretë i shpallur në kërkim në rastin e Jurgis Cyrbjes.
Altin Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020.
Çyrbja dyshohet se ndihmoi Altin Hajrin për tiu fshehur drejtësisë pas shpalljes në kërkim të tij 4 vite më parë.
Emri i Altin Hajrit ka dalë në bisedat e SkyECC ku ai së bashku me Ahmet Mashën dyshohet se kanë ndërhyrë që socialisti të futen në listë i treti.
Altin Hajri, nga Shijaku po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Më herët ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.
Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.
Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.
Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015.
Ndërsa rrëmbimi i Jan Prengës më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës është krimi tjetër për të cilin akuzohet Altin Hajri.
Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari i vilës, Festim Bexhdili.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/