Elidon Kotorri, autor i një vrasje të trefishtë në viton 2000 u arrestua sërish mbrëmjen e kaluar.
Për shkak të kundërshtimit të forcave blu ai ka rënë në pranga e Policisë.
“Kotorri kishte pasur konflikt me një tjetër person. Në momentin që kanë shkuar për ta shoqëruar, ai i ka kundërshtuar uniformat blu, duke u kryer ndalimi i tij”, njoftoi policia e Tiranës.
Kotorri u dënua me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë në Urën Vasil Shanto në vitin 2000 një ngjarje ku u ekzekutuan Andi Hasani, Sokol Alushi dhe Gazmend Zeneli si dhe u plagos Grigor Stefani. Motiv i këtij krimi sipas prokurorisë ishte hakmarrja pasi Andi Hasani dyshohej se në vitin 1998 kishte vrarë mikun e Kotorrit, Elton Zajmin.
Kotorri kreu rreth 20 vite heqje lirie dhe u lirua në Gusht të vitit 2019.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/