Belind Këlliçi, fakte të reja mbi lidhjet brenda aferës së inceneratorëve, ku...

Belind Këlliçi, fakte të reja mbi lidhjet brenda aferës së inceneratorëve, ku shfaqet Ndreca

84
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi bëri publike sot të dhëna të tjera në lidhje me aferat e inceneratorëve duke komentuar dhe ofruar fakte në lidhje me një tjetër emër të rëndësishëm, për të cilin Këlliçi tha se kolegët e Erionit nuk hetojnë dhe mesa duket vijojnë detyrën e ngarkuar të fshehjes së provave flagrante të kësaj afere.

PJESË NGA DEKLARATA E KËLLIÇIT/ MERILA LUGA, në dukje të parë një emër i parëndësishëm, por lidhjet e saj hedhin dyshime për arsyet se përse ajo ende sot nuk është hetuar apo thërritur nga kolegët e Erionit në SPAK.

Merila Luga mban detyrën e financieres së Stela Gugalles, partneres së Mirel Mërtirit, por jo vetëm. Merila Luga ka për bashkëshort shtetasin Benn Caka.

Ky shtetas sipas deklaratave publike të prokurorisë së Durrësit është arrestuar dhe dënuar sëbashku me shtetasin Regan Merdani për krijimin e skemave mashtruese financiare.

Regan Merdani është pjesë e skemave mashtruese të përdorura edhe në aferën e inceneratorëve, skema që ende sot i mban mend i madh e i vogël pasi nuk kishin kursyer as pleq që jetonin në azile e as ata që ishin në botën e përtejme.

Por çuditërisht Benn Caka, bashkëpunëtori i Regan Merdanit, ndalohet nga Prokuroria e Durrësit vetëm 30 ditë përpara se të kërkohej arrestimi i Klodian Zotos dhe Lefter Kokës, pikërisht për përdorimin e kësaj skeme mashtrimi financiar.

Rastësi kjo apo një veprim i bërë enkas në dijeni të plotë të SPAK për të mos përfshirë Benn Cakën, e për të lehtësuar gruan e tij e për rrjedhojë ata që e mbrojnë?!

A thua nuk e dinte gruaja që burri po bëntë evazion me punëdhënësin e saj?!

Por ecim më tej pasi Benn Caka ka një vëlla që quhet Ferdinand Caka i cili ka qenë ortaku në biznes prej shumë vitesh i Plarent Ndrecës.

Xhuljan Caka i biri Ferdinandit, fillimisht dhe ky në moshën 20 vjeçare, ka qenë ortaku në biznes i Plarent Ndrecës, më pas është punësuar si Drejtor Juridik pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke vazhduar në pozicionin e titullarit në sektorin e gjykatave pranë Drejtorisë Juridike në Bashkinë Tiranë, për tu punësuar më pas si Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Brendëshme kur Plarenti ishte Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, nga e cila mbahet mend nga çdo shqiptar për vjedhjen me tenderin famoz të uniformave të Policisë së Shtetit, aferë për të cilën Plarenti u amnistua plotësisht nga kolegët e Erionit në SPAK.

Por për të plotësuar CV Xhuljan Caka është përzgjedhur edhe si trajnues i KZAZ-ve në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet moniste të vitit 2019.

Ky është një rrjet i tërë lidhjesh të deputetit Plarent Ndreca, i cili ka patur besimin e plotë të shefit të tij politik, pasi që në vitin 2009 Erion Veliaj e përzgjodhi atë si kandidat të partiçkës G99 në qarkun e Lezhës, e më pas ushtarin e tij e promovoi fuqishëm gjatë psuhtetit të “Rilidnjes”.

Sot i takon kolegëve të Erionit në SPAK të hedhin dritë mbi faktin se përse Merila Luga, lidhje e ushtarit Plarent Ndreca të cilës ju besua drejtimi i kompanisë famoze EM CAPITAL, nuk është marrë kurrë në pyetje dhe nuk është ende nën hetim.

Kompania EM CAPITAL, sipas gazetarëve që ndjekin SPAK, ka kryer disa transaksione me kompani të lidhura me Erion Veliajn, e për të cilat sot SPAK ka nisur një hetim pasuror për pronarin faktik të Inceneratorit të Tiranës.

Të gjitha këto informacione unë do i’a përcjell Strukturës Speciale pasi ne kemi marrë zotim se kësaj çështje do ti shkojmë deri në fund dhe ta harrojë kushdo që mendon se do të zgjasë agoninë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, se Partia Demokratike do të ndalet.

Në vijim Këlliçi në deklaratën e tij nga selia e PD, ka shpjeguar se për ekspertin e PS në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, ushtarin e mirë Plarent Ndreca, ditët në vijim do të bëjmë publike faktet sesi ai ka fshehur në ILDKPI kompaninë e tij të liçensuar me firmën e SHEFIT dhe pronat që ai me shumë mund përpiqet të fshehë në jugun e Shqipërisë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY