VIDEO/ Publikohet video kur dy hajdutë vjedhin motorin në Korçë

VIDEO/ Publikohet video kur dy hajdutë vjedhin motorin në Korçë

15
0
Shares

Policia e Korçës ka publikuar pamjet e vjedhjes së një motori nga dy hajdutë, njëri prej tyre, në kërkim nga Policia e Tiranës, për vjedhje motomjetesh.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar të 2 vjedhjeve, shtetasit:

V. B., 35 vjeç dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 16.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e 69-vjeçari, në fshatin Melçan, Korçë, ndërsa më datë 13.10.2024, kanë vjedhur motomjetin e një 16-vjeçari, në qytetin e Korçës.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi L. R. ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, si i dyshuar për vjedhjen e disa motomjeteve”, njofton policia e Korçës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY